TTMIK Niveli 1 Mësimi 2

From Korean Wiki Project
Jump to: navigation, search

Pasi të keni dëgjuar këtë mësim, kur t’ju bëhet një pyetje për PO ose JO, ju do të keni mundësinë për tu përgjigjur me PO ose JO në koreançe.

네 / 아니요

Në koreançe, “Po” është 네 [ne] dhe “Jo” është 아니요 [aniyo] në 존댓말 [jondaetmal], gjuhë e sjellshme.

네. [ne] = Po
아니요. [aniyo] = Jo

Por në koreançe, kur thuhet “네”, nuk është njësoj sikur të thuash “Po” në Shqip. E njëjta gjë vlen edhe për “아니요”. Kjo është për shkak se në koreançe “” shpreh “pajtimin” tuaj me atë që thuhet. Dhe “아니요” shpreh “mospajtimin” tuaj me atë që thuhet.